Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, e ka marrë fjalën i pari në protestën e veteranëve. Ai në fjalimin e tij emocional, pati akuza të rënda për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilin e quajti gënjeshtar.
Qerkini tha se veteranët po trajtohen mizorisht nga kjo Qeveri, për të cilën tha se duhet “të shkoj në shtëpi”.
“O ju që po na udhëhiqni, o ju që ua dhatë votat 50%, ku jeni, çka ju vyn me ju thanë. Ju nuk e dini çka është liria, ju dini vec me na rrejtë, me na shëmtu edhe ma zi ata që na kan sëhmtu, ata të tmerrit të 98-99. Tmerr po jetojna. E kemi gzu një liri që po e dëmtojmë. Këta që po thonë veteranët nuk kanë të drejtë me pas një pagë normale, s’kanë drejt me jetu, fëmijët me i shkollu”, tha ai.
Situata aktualisht është e qetë, ku po mbizotërojnë flamujt kuq e zi dhe këngët patriotike shqiptare. Arsyeja e thirrjes së protestës, është për arsye të kundërshtimit të miratimit të Ligjit të Pagave, të enjten në Kuvendin e Kosoës, që i lë ata jashtë, rritjes.
Po ashtu, një nga arsyet është edhe audio-incizimi, i Mimoza Kusari – Lilës dhe Slavko Simiqit, ku dëgjohet Kusari duke folur për veteranët dhe për listat e tyre.