Ballina

Bajrami: 90 mijë xhamitë në Turqi sot ishin të mbushura në namazin e sabahut…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:55 / 22 January 2023

Shkruan teolog Mustafë Bajrami

“90 mijë xhami në Turqi sot kanë qenë të mbushura me xhematë në namazin e sabahut si asnjëherë më parë. Reshtat e njerëzve arritën në kilometra për të zënë vend në safat e xhamive. Në Aya Sofia të Stambollit ishte mah’sher i vërtetë. Miliona njerëz u falën edhe nëpër rrugë, sepse xhamitë nuk i nxinin.
E gjithë kjo erdhi si përgjigje ndaj djegjes makabër të Kur’anit para ambasadës turke në Stokholm të Suedisë. Akt ky i shëmtuar, armiqësor dhe nxitës kundër Islamit dhe muslimanëve kudo qofshin në botë.
E megjithatë, them unë nga Prishtina, niashtu siç ka thënë Kur’ani i Madhërishëm, edhe sikur të gjithë të mblidhen e të bashkëpunojnë me djajtë e me exhinët tyre, nuk do të mund ta shuajnë Dritën e Allahut.
Kur’ani i është zbritur gjithë njerëzimit. Mesazhi i tij i drejtohet çdo qenie të gjallë, ji vetëm muslimanëve, në çdo vend ku jetojnë dhe në të gjitha kohët deri sa të ketë jetë në këtë botë. Bile, edhe përtej saj gjithë kësaj.
Dënoj ashpër aktin makabër djegjen e Kur’anit…”