Lajme

Bajrami: A ka kush që Kryeministrit ja llogaritë koston e orëve të humbura të mësimit për fëmijët tonë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:15 / 16 September 2022

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi që Qeveria e Kosovës nuk po i përfill kërkesat e grevistëve, dhe fëmijët po mbesin pa mësime.

Ajo ka shkruar se Ministrja e arsimit ka shkel Kushtetutën me arsyen kishe për të siguruar ”mbarëvajtjen e arsimit” në komunën e Kamenicës, ndërsa sot e njëjta po rri e qetë duke i pasë 318 mijë nxënës jashtë procesit mësimor.

Postimi i plotë:

Që nga fillimi i pandemisë, 11 marsi 2020, në vendin tonë nuk ka pasur proces të rregullt mësimor.

Minstrja e arsimit shkeli Kushtetutën me arsyen kishe për të siguruar ”mbarëvajtjen e arsimit” në komunën e Kamenicës. Sot, e njëjta rri e qetë, duke i pasë 318 mijë nxënës jashtë procesit mësimor.

Kryeministri tha: ”bankroton shteti nëse i ndan edhe disa miliona për arsim”.

A ka kush që Kryeministrit ja llogaritë koston e orëve të humbura të mësimit për fëmijët tonë?!

Kryeministër, disa gjëra nuk kanë çmim sepse kushtojnë shumë!