Lajme

Bajrami: Adem Jasharin do ta kujtojmë gjithmonë si simbolin e luftës për liri

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:00 / 6 March 2023

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se komandantin Adem Jashari do ta kujtojmë gjithmonë si simbolin e luftës për liri.

Bajrami përmes një postimi në Facebook ka thënë se trashëgimia e tij vazhdon të na frymëzojë.

Adem Jasharin do ta kujtojmë gjithmonë, si simbolin e luftës për liri, heroi i cili me tërë familjen dhanë jetën për pavarësinë e vendit tonë.

Trashëgimia e tij vazhdon të na frymëzojë, të ndezë ethet krenarisë e në të njëjtën kohë të na ngjallë dhimbjen thellë në shpirt, për çmimin lartë të paguar për liri. Përjetësisht mirënjohës!” – ka shkruar Bajrami.