Ajo pas rënies së sistemit e-Kosova ka thënë se dështimet nuk kanë të ndalur duke numëruar edhe disa problematika të tjera që lidhen me sigurimin e teksteve shkollore.
“E-𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 jashtë funksioni, disa prindër i kanë llogaritë bankare të bllokuara, çmimi i librave ende nuk dihet, prindërit ende nuk e dinë se me çfarë librave dë të punojnë mësimdhënësit, prindërit nesër kur të shkojnë në librari nuk do t’i gjejnë të gjitha librat, sepse shtepitë botuese ende nuk e kanë idenë e kërkesës, Disa komuna s’kanë librari fare dhe prindërit do të dëtyrohen të lënë punën e të udhëtojnë për t’i blerë librat dhe atë sigurt jo vetëm njëherë, Siç u konfirmua krejt kjo padituri buxhetit do t’i kushtoj me miliona euro më shumë e fëmijeve do të ju kushtoj me mijëra orë të humbura”, ka thënë Bajrami.
Tutje ka theksuar se dorëheqja nuk mjafton.