sh-ministrja kritikon qeverisjen e Kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për shkelje të marrëveshjeve dhe për tradhti ndaj interesave kombëtare të Kosovës.
Hykmete Bajrami, ish-ministrja e Qeverisë së Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar se me menaxhimin e Marrëveshjes së Brukselit ka shkelur dhe fyer Aneksin e Ohrit, ndërsa veprimet e tij i ka cilësuar si vulosje të “tradhëtisë kombëtare”.
Në një deklaratë publike, Bajrami tha se Kurti dhe qeveria aktuale po përdorin Listën Serbe për të mbuluar dështimet e tyre në qeverisje dhe po manipulojnë opinionin publik me profile fallce dhe propagandë. Ajo tha se koordinimi i LVV-së me udhëheqës të Listës Serbe, përfshirë çështje si pagat e veteranëve dhe votat për Gjykatën Kushtetuese, është dëshmi e tradhtisë ndaj interesave kombëtare.
Bajrami sfidoi Kurtin për një debat publik në çdo televizion, duke theksuar se qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë llogari për çdo vendimmarrje që cenon sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Ajo rikujtoi se gjatë mandatit të saj në tri qeveri nuk është gjetur asnjë shkelje, duke theksuar se punoi gjithmonë me përgjegjësi dhe nder.
Ish-ministrja po ashtu kritikoi qeverinë për dështimet në infrastrukturë, shëndetësi, arsim dhe luftimin e korrupsionit, duke deklaruar se realiteti i pasluftës dhe pavarësia e Kosovës nuk mund të kontestohen dhe se qytetarët nuk do të lejojnë të manipulohen me shpifje dhe retorikë politike.