3:08 / 20 November 2025
Hykmete Bajrami, deputete LDK-së, ka reaguar pas mosvotimit të Qeverisë Konjufca I.
Bajrami ka vleresuar se votuesit do t’i ndëshkojnë Albin Kurtin dhe VV-në.
Tutje, Bajrami ka shkruar se fundi i VV-së ka nisur më 9 shkurt të këtij viti, transmeton Gazeta Politika.
“S’kam asnjë dyshim: votuesit do ta ndëshkojnë Vetëvendosjen dhe z. Kurti, që mashtruan dhe abuzuan gjatë me besimin e qytetarëve.
Qytetarët do ta ndëshkojnë arrogancën e z. Kurtit, që insistoi dhjetëra herë të votohej një emër i vetëm për kryetare të Parlamentit” – ka shkruar Bajrami, ndër të tjera.