Lajme

Bajrami e LDK-së: Transporti i energjisë që blihej me vetëm 1.11 euro, iu faturua qytetarëve me 798 euro

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:47 / 24 May 2025

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se sipas disa raportimeve, transporti i energjisë që blihej me vetëm 1.11 euro, iu faturua qytetarëve me 798 euro.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Bajrami ka thënë se bëhet fjalë vetëm për transportin e energjisë e jo për energjinë.

“Veç mendojeni, janë këta ”profesionistë të pavarur” që caktojnë çmime për energjinë që ne detyrohemi t’i paguajmë.

Këto janë arsyet pse në katër vitet e fundit çmimi i energjisë është rritë 128% dhe pse 200 prodhues vendor e 1100 kompani shërbyese e tregtare janë duke u shty drejt mbylljes ose rritjes çmimeve.

Shihni Ligjin për Energjinë Elektrike, drejtëpërdrejtë përgjegjës janë KOSTT dhe ZRrE” – ka shkruar tutje ajo.

Në fund, ajo ka pasur edhe nëj thirrje për prokurorinë.

Postimi i plotë: