Lajme

Bajrami: Konjufca përsëriti gënjeshtrën e Kurtit për rritjen e buxhetit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:50 / 17 December 2025

Hykmete Bajrami, kandidate e LDK për deputete, ka komentuar intervistën e Glauk Konjufcës, nënkryetar i VV, që u zhvillua mbrëmë në T7.

Bajrami ka vlerësuar me tone kritike këtë intervistë.

“Gënjeshtra e madhe e Albinit para tri netëve, e përsëritur nga Glauku mbrëmë, ishte ajo rreth buxhetit, kinse këta e paskan marrë buxhetin 2.3 miliardë euro dhe e kanë rritur në 4 miliardë euro.Kjo është absolutisht e pavërtetë!

4 miliardë euro janë projeksion për vitin 2026, ndërsa realizimi i buxhetit në vitin 2024 ka qenë 3.2 miliardë euro, e këtë vit deri më 30 nëntor realizimi i buxhetit është 2.854 miliardë euro. Pra, gënjeshtra e Kurtit për buxhetin peshon hiç më pak se 800 milionë euro, pak a shumë e njëjtë me koston e importit të energjisë elektrike që ka ndodhur në mandatin e tyre.

Në ditët në vazhdim shihemi me shpalosje të programit qeverisës të LDK-së” – ka shkruar ajo.