Hykmete Bajrami, nënkryetare e LDK-së, i ka reaguar ashpër Albulena Haxhiut të VV-së.
Bajrami ka shkruar se VV-ja ka mashtruar dhe dështuar.
“Zonja Haxhiu këtu të prita!Unë problemin e kam me Albin Kurti dhe me ty, zonja Haxhiu sepse ju keni pasur përgjegjësinë dhe besimin e qytetarëve për të bërë punë e qeverisur Kosovën. Ju keni dështu. Ju keni mashtru. Ju jeni koordinu me Listën Serbe. Nuk kam pritur nga Lista Serbe që ta zbardhni vdekjen e Astrit Deharit prandaj problemin e kam me juve zonja Haxhiu. Kur ta zbardhni vdekjen e Astrit Deharit flasin për secilën temë e edhe për koordinimin e Mimoza Kusarit me Radojiqiqin dhe Listën Serbe!Juve po ju mundin dëshmitë, atë që sonte psove nga videot nuk mund ta kompenzosh me akuza ndaj meje” – ka shkruar ajo.