Lajme

Bajrami: LDK duhet të kthehet në vendin e parë, kemi nevojë për qeveri që largon mashtruesit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:42 / 25 November 2025

Deputetja e LDK-së thotë se vendi ka nevojë për një qeveri që lufton korrupsionin dhe funksionon pa ndërprerje.

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka ftuar qytetarët që ta mbështesin këtë parti dhe kandidatin e saj për kryeministër, Lumir Abdixhikun, në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ajo ka thënë se LDK duhet të kthehet në vendin e parë, shkruan Reporteri.net.

“Kërkoj përkrahje nga të zhgënjyerit, nga ata që Kosovën e duan si vend për të jetuar, nga prindërit që ardhmerinë e fëmijëve e shohin këtu, nga mërgata dhe nga të gjithë ata që kanë dhënë gjithçka për Kosovën. Ne nuk premtojmë mrekulli por funksionim të të gjitha hallkave të shtetit, llogaridhëne për taksat dhe besimin e qytetarëve dhe punë pa u ndalur!”, ka shkruar Bajrami.

Sipas saj, “vendi ka nevojë për një qeveri që lufton korrupsionin, largon mashtruesit, për një qeveri që i jepë përkrahje drejtësisë kur ndëshkon abuzuesit, një qeveri që merret seriozisht me reforma që ndikojnë në rritjen e sektorit privat dhe bën luftë të pa kompromis kundër mafisë energjetike”.