Lajme

Bajrami: Mazhoranca ka shkelur 10 herë Kushtetutën – Qytetarët e kanë kuptuar kush jeni

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:49 / 5 August 2024

Deputetja nga radhët e LDK-së e ka komentuar deklaratën e grupit parlamentar i VV-së të cilët kanë deklaruar se kjo legjislaturë është më e suksesshmja e Kuvendit.

Sipas Mimoza Kusari-Lilajt, Kuvendi i Kosovës, këtë sesion, ka mbajtur 23 seanca plenare dhe se gjithsej janë miratuar 35 ligje prej të cilave 20 janë marrëveshje ndërkombëtare.

Deputetja Bajrami ka thënë se kjo deklaratë është propagandë dhe sipas saj nuk kalon.

“Kjo legjislaturë veç e suksesshme nuk mund të quhet sepse: mazhoranca në Kuvend duke ju nënshtru Qeverisë ka shkelë 10 herë Kushtetutën e Republikës së Kosovës – plot 10 herë. A është sukses ky? Mazhoranca gjithashtu ka sabotu punë e shumicës së komisioneve hetimore, duke mbrojtë me fanatizëm të korruptuarit e partisë në Qeveri, kjo s’ka ndodhë asnjëherë në historinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Bajrami.
Sipas saj sesioni pranveror nuk ka përfunduar me 1 gusht siç po thuhet, pasi që thotë se ka muaj që Kuvendi s’ka mbajtur seancë të rregullt, për arsye të ‘renovimit të sallës plenare’.
Ajo ka listuar edhe disa ligje për të cilat thotë se nuk ka vend për lavdata.
“E sa ju përket ligjeve të miratuara, këtu vend për lavdata nuk ka, sepse gjatë këtij mandati plot 112 ligje janë ndryshu me nga një nen maksimum dy nene për tu harmonizuar me dy Ligje që janë ndryshu siç duhet: Me Ligjin për Kundërvajtje – janë ndryshu 31 ligje tjera (një nen ose dy maksimum). Me Ligji për Procedurën e Përgjithshme Administrativenë në fazën e parë janë ndryshu 38 ligje me nga një nen maksimum dy dhe në fazën e dytë janë ndryshu 43 ligje me një nen maksimum. Dmth. në këtë mandat me 2 ligje janë ndryshu 112 ligje. Kur t’i heqim 112 ligje nga totali i ligjeve të aprovuara në këtë mandat ajo që këta quajnë ”përformancë” bie me 50%. Qytetarët e kanë kuptuar kush jeni, andaj s’ju ka mbetë tjetër veç manipulimit me shifra e ”patriotizmit” për vota që sot na e shesin dezertorët e dikurshëm”, ka shkruar Bajrami në Facebook.
Postimi i saj në Facebook: