Lajme

Bajrami, Muratit: Injorant, s’e ke as idenë më të vogël çfarë bën Ministria juaj

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:29 / 29 January 2023

Ish-Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, i ka reaguar Ministrit aktual të Financave, Hekuran Murati, duke e quajtur këtë të fundit “injorant” i cili “nuk e ka as idenë më të vogël” se çfarë bën Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, raporton Insajderi.

Kjo në dritën e debatit të fundit të rritjes së Tatimit në Pronë, pas rivlerësimit që Ministria e Financave u bëri patundshmërive dhe e cila zgjoi indinjatë të thellë ndër qytetarë.

“Hekuran Murati i cili thotë se i ka shpërndarë 800 milionë euro ndihma qytetarëve dhe bizneseve, që dy vite, e i cili nuk e ka guximin ta publikoj asnjë listë të top 50-përfituesëve, të ‘200 masave të tij’’, sot paska renditur një mal me të pavërteta për konferencën e LDK-së”, shkroi fillimisht Bajrami.

Krejt çfarë ka bërë qeveria kosovare, sipas Bajramit, është “varfërim i qytetarëve përmes tatimit” e ku më pastaj, “bën sikur po  i shbërblen ata me nga 50 e 100 Euro”.

“Asnjë shtet nuk është zhvilluar me politikën e lëmoshës”, tha ajo.

Bajrami publikoi dëshmitë e Departamentit të Tatimit në Pronë nga Ministria që udhëheq Murati, ku ajo thotë se “MFPT, në vlerësimin e fundit nuk i ka prekë fare bizneset, sepse ka qënë vlerësim për pronat rezidenciale. Bizneseve as nuk u është rritë tatimi e as nuk do të përfitojnë nga pezullimi i vlerësimit”.

“Shih foto 1. E-mail i dërguar nga Ministria te komunat, foto 2, kartela e një hipërmarketi i cili tatimin në vitin 2023 e ka të njëjtë si në vitin 2022”.