Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesë të investimeve kapitale gjatë vitit 2022.
Në një intervistë për gazetën Nacionale, deputetja e LDK-së ka thënë se nga 704 milionë euro të parapara për investime, Qeveria ka shpenzuar vetëm 79 milionë.
“Është viti i dytë i qeverisjes dhe është buxheti i dytë që kjo Qeveri e ka planifikuar vetë dhe po realizmi i investimeve kapitale është më i ulëti ndonjëherë në historinë e vendit. Janë 704 milionë euro të parapara për investime kapitale dhe për gjashtë muajt e parë janë shpenzuar vetëm 79.3 milionë apo vetëm 11% e shumës totale. Nuk po realizohet asnjë investim kapital, nuk po realizohet asnjë nga premtimet e LLV-së, premtime të cilat ia kanë siguruar 51% të votave. Ku janë çerdhet, banim i përballueshëm, rrugët, kanalet e ujitjes, etj”, ka thënë Bajrami.
Ajo ka folur edhe për ndikimet që pritet t’i këtë në ekonomi shtrenjtimi i energjisë elektrike.
“Në fillim të këtij viti është ngritë çmimi i rrymës, 104% tarifa e ulët dhe 85% tarifa e lartë, për më tepër inflacioni në korrik shënoi 14.2%. Një rritje tjetër e faturave të energjisë do të jetë me pasoja katastrofale, për një numër të madh të qytetarëve dhe bizneseve në vendin tonë, thjesht ka me qenë situatë e papërballueshme”, ka deklaruar ajo.
Lajme
Bajrami: Nga 704 milionë euro të parapara për investime, Qeveria ka shpenzuar vetëm 79 milionë
1:45 / 18 August 2022