Hykmete Bajrami, nënkryetare e LDK-së, ka folur në lidhje me temën e energjisë, që është riaktualizuar së fundmi.
Në një konferencë për media, Bajrami ka paralajmëruar se sërish më 2026 do të shtrenjtohet rryma.
Ajo ka pasur një vlerësim për krejt këtë situatë.
“Sipas të dhënave të Doganës, derisa prej 2015-2020 Kosova ka importuar 273 milionë euro energji, me ardhjen e Kurtit për 5 vjet Kosova importon 811 milionë energji. A është kjo luftë kundër mafisë energjetike apo janë politika që e kanë trashë mafinë energjetike… Duke pa sasinë e importit që e kemi bë gjatë vitit 2025, të gjithë që kuptojnë pak nga tregu i energjisë e kanë të qartë që do e kemi një ngritje tjetër potenciale të çmimit të energjisë në vitin 2026 sepse gjithë kjo sasi e importit nuk është paraparë kur është bë aprovimi i të hyrave maksimale i operatorëve në tregun e energjisë”, ka thënë Bajrami.
““Hajnia më e madhe që po u bëhet qytetarëve të Kosovës gjatë këtij mandati është hajnia përmes faturave të energjisë. Për shkak të fakteve të publikuara këto ditë, VV është në panik” – ka shtuar ajo.