Lajme

Bajrami: Për t’i përfituar Kosova 880 milionë eurot e BE’së duhet të zbatohet Asociacioni

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:36 / 14 October 2024

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka pretenduar se për t’i përfituar Kosova 880 milionë euro nga “Plani i Rritjes”, që pritet të miratohet nga Komisioni Evropian, duhet të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit. Në të përfshihet edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Bajrami me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka deklaruar se “zyra e propagandës së LVV-së” po manipulon me numra. Sipas saj, Kosova nuk po mund t’i zbatojë projekte për shkak të masave të BE’së.

“Derisa masat ndeshkuese të BE-së po i kushtojnë Kosovës qindra miliona Euro, Zyra e propagadës së LVV po lavdërohet se Kosova përfiton 880 milionë Euro nga “Plani i Rritjes”, ndërsa nuk po tregojnë se për të përfituar nga këto fonde kusht për Kosovën është zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe i ankesit të Ohrit”, thotë Bajrami.

“Lë t’i themi disa fakte: Është e vërtetë se Kosova është pjesë e “Planit të Rritjes” (Growth Plan) që është një fond prej 6 miliardë Euro për Ballkanin Përendimor, për periudhën 2024-2027, prej tyre 2 miliardë Euro janë grante, pjesa tjetër është kredi, por gjithashtu është e vërtetë se Kosova nuk i ka përfitu 880 milionë Euro, Kosova ka potencial të përfitoj këto mjete kur t’i plotëson kushtet që vendosën nga BE. Është e ditur se edhepse për Kosovën nuk ishte parakusht për tu bërë pjesë e Planit të Rritjes, për të përfituar nga ky fond përpos kritereve teknike Kosova duhet të zbatoj të gjitha detyrimet e dala nga marrëveshja për normalizim dhe ankesi i Ohrit, pra edhe Asociacioni”, vijon reagimi i saj.

Mbi 250 milionë euro, Kosovës do t’i ndaheshin si para pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të volitshme.

Rrjedhimisht, Kosovës do t’i paguheshin 7% e mjeteve si “parafinancim”, që i bie rreth 61 milionë euro.