10:55 / 14 July 2023
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se VV-ja ka kaluar projektligjin për Pagën Minimale ku sipas saj ishte në koordim me Listën Serbe .
Ajo tha se me këtë ligj veteranët mbesin jashtë dhe do të vazhdojnë të marrin nga 170 euro.
Çka pritet tjetër prej një qeverie ku ministri i financave i ka quajtur mercenarë ushtarët e UÇK-së e Mimoza Kusari në #AferënZdravo bënë pazare me Srpskan për veteranët.Ky popull nuk ju duron. Ky popull do t’ju ndëshkojë” shkruan Bajrami.