Lajme

Bajrami thumbon VV me një thënie të Albert Einstein: Çmenduria është të bësh të njëjtën gjë vazhdimisht dhe të presësh rezultate të ndryshme

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:45 / 27 April 2025

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj Vetëvendosjes për dështimin e sërishme të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Bajrami e kritikoi Vetëvendosjen për mbajtjen e një kursi të pandryshuar, duke cituar një thënie të njohur të Albert Einstein: “Çmenduria është të bësh të njëjtën gjë vazhdimisht dhe të presësh rezultate të ndryshme.”

Bajrami iu referuar propozimit të VV’së për kryeparlamentare, që tash e pesë seanca, Albulena Haxhiu nuk po arrin votat për t’u zgjedhur.