Lajme

Bajrami: U mblodhëm për të 17-ën herë, s’lëvizëm asnjë hap para

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:24 / 17 May 2025

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami është shprehur e zhgënjyer nga seanca e sotme për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

Ajo para mediave tha se edhe për të 17-ën herë, procesi për konstituimin e Kuvendit nuk lëvizi as për një hap para.

“Është fatkeqësi që u mblodhëm për të 17-ën herë dhe nuk lëvizëm as edhe një hap përpara”, tha Bajrami.