Lajme

Banorët thanë se Kiara mund të shkojë më larg në BBVA, Luizi: Sa humor kanë këta

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:05 / 11 March 2023

Gjatë javës së kaluar, Kiara ka pasur një avantazh ku është njoftuar me informacione nga jashtë, ku kishte edhe deklarata kundër lidhjes së saj me Luizin.


Ndërkaq, në Prime-n e sotëm të Big Brother VIP Albania, është diskutuar se si kanë ndikuar këto informacione nga jashtë, shkruan lajmi.net.


Kiara ka deklaruar se nuk e ka pritur një afërsi të tillë të Luizit.

“Nuk e di kam dyshuar se si do ta pres. Jo si do ta pres në kuptimin e keq por duke e marrë parasysh se është më emocional. Por, Luizi më ka qëndruar shumë afër dhe e ka kaluar shpejtë”, ka deklaruar Kiara.

Banorët janë pyetur edhe për mendimin e tyre se cili prej Kiarës apo Luizit mendojnë se do të shkojë më larg në lojë.


Shumica e banorëve kanë zgjedhur Kiarën, ndër ta edhe Qetsori, i cili ka thënë se Luizi nëse nuk shkon këtë javë në nominim, javën tjetër është më i rrezikuar.

I menjëhershëm ishte reagimi i Luizit i cili tha “sa humor kanë këta” duke ironizuar kështu me përgjigjet e banorëve.