Lajme

Banorët urojnë babain e Kiarës: “Edhe 100 vjehrri i çapaçulit”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:22 / 3 March 2023

Pasi Luiz Ejlli i kërkoi disa herë të falur, Kiara Tito vendosi që të pajtohej me këngëtarin. Mbrëmë ata kanë biseduar sërish për marrëdhënien e tyre, e në një moment moderatorja i tha ‘të dua’ Luizit.

Gjithashtu pati edhe përqafime dhe puthje mes çiftit që u krijua brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. E jo vetëm kaq, pasi teksa po qëndronin vetëm në oborr duke shijuar muzikën, që të dy patën një moment ku u përlotën së bashku.

“Edhe 100 vjehrri i çapaçulit”, banorët urojnë babain e Kiarës. Banorët e shtëpisë kanë uruar babain e Kiarës për ditëlindje.

Olta dhe Maestro e kanë bërë urimin duke i’u drejtuar babait të saj si “vjehrri i çapaçulit”. Më pas Kiara ka formuar me gur urimin “Edhe 100 Aba” në oborrin e shtëpisë.