Lajme

Banori i ri i Big Brother, ish i dashuri i Sarës? Silvi: Do dalin fotot

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:26 / 25 February 2024

Silvi, banori më i ri i shtëpisë së Big Brother VIP, në një intervistë të realizuar për “Fun Club” ka treguar se ka pasur një njohje më shumë me Sara Gjordenin.

I pyetur se cilën nga vajzat e Big Brother Vip njeh nga jashtë, Silvi është përgjigjur “Sarën, Erjolën, Rozën”. Pyetjes tjetër se a ka flirtuar me ndonjërën prej tyre, Silvi tha: Po me Sarën, do dalin fotot.

Ndërsa presim që në ditët në vijim të zbulojmë më shumë se çfarë e lidh dyshen, Sara aktualisht është në një lidhje brenda shtëpisë, me Bardhin. Në një situatë të pazakontë, ajo u përball edhe me ish të dashurin e saj, Endrikun, i cili u fut si konkurrent, brenda shtëpisë së Vëllait të Madh, ndërsa shpesh është folur edhe për lidhjen e saj me një boksier, për të cilin u akuzua se nuk e kishte mbyllur akoma marrëdhënien.