Lajme

Banorja e re e BBVA: Jam përdorur nga Ilnisa, për të faktorizuar çiftin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:59 / 27 February 2024

Sara Karaj është banorja e re e cila ka shkaktuar përçarje mes çiftit Meriton dhe Ilnisa.

Sara është shprehur së ajo është përdorur nga Ilnisa.

“Jam përdorur nga Ilnisa, për të faktorizuar çiftin sepse kanë qenë në gjumë këtë javë”, ka thënë Sara.

Por, sa ishte në dhomën e rrëfimeve Meritoni ka thënë se Ilnisa është xheloze për Sarën.

“Për shkak se Sara është një vajzë e bukur nuk do të thotë të mos e pranoj në shoqëri, meqë bëhet xheloze Ilnisa kjo nuk është normale”, ka thënë Meritoni.

“Unë do ti bije shkurt, Sarën nuk e njoh fare se çfarë vajze është dhe çfarë karakteri ka edhe pse kam një lloj pëlqimi për të pas afrimit që më ka bërë”, është shprehur Ilnisa.

Hyrja e Sarës në shtëpi ka trazuar ujerat në shtëpi dhe ka shkaktar krizë në mes Meritonit dhe Ilnisës.