Lajme

Baraliu ironizon Abdixhikun: Merre edhe Macronin, Biden e Scholz, prapë me këtë përqindje ke me shllajfitë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:32 / 15 June 2024

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndjekur ndeshjen e djeshme ndërmjet Gjermanisë dhe Skocisë me ambasadorët e huaj në Kosovë.

Ai ka publikuar një foto në rrjetin social Facebook, ku shihet me ambasadorin amerikan, britanik e atë gjerman.

“Kampionati Evropian, në shoqëri të mirë. Loja hapëse, së bashku me ambasadorin amerikan, britanik e gjerman”, ka shkruar Abdixhiku.

Me këtë fotografi të të parit të LDK-së, ka ironizuar analisti politik Bleron Baraliu, përcjell Bota sot.

“More lirisht edhe Makronin, Shollcin e Bajdenin bjeri e qitjuju petlla e pekmez se prapë 13 se 13% ki me shllajfitë”, ka shkruar Baraliu në një postim në Facebook.

Ndryshe, ndeshja e mbrëmshme përfundoi me rezultat 5 me 1, në favor të gjermanëve.