Banori i “Big Brother VIP Albania”, Bardhi i emocionuar ka treguar se si ka arritur t’i mbledh parat për videoklipin e parë.
Teksa ka treguar që nënën e ka pikë të dobët, ai ka rrëfyer që edhe ka punuar për t’i mbledhur paratë, shkruan lajmi.net.
“Pak para se të filloja muzikën, isha në shkollë. Ndërkohë, që isha në shkollë, po punoja edhe kamerier, sepse kisha qef me u bë këngëtar. Kisha qef me e bë një videoklip, një këngë, me investua vetë.”, ka thënë ai.
Bardhi, me lot në sy, iu tregoi banorëve sakrificat e nënës dhe babait për t’ia realizuar atij ëndrrën.
“Babi në atë kohë ishte një shofer i autobusit, kishte një rrogë mesatare, të paktën si masa më e madhe e popullit shqiptar. Edhe gjatë kohës kur unë fillova me e bërë videoklipin, po diskutoja me shokun tim në telefon, që sa do të kushtonte ai videoklip. Po në atë kohë mami, më kishte dëgjuar, e i kish tregu edhe babit. Unë kisha ndarë disa lekë të vogla me atë punën që po bëja si kamerier. Edhe i kish tregu babit, edhe ai i kishte ndarë disa lekë, por mblodha vetëm gjysmën. Mami e kishte kuptuar që s’munda me i mbledh të gjitha dhe ajo kishte shitur një nga zinxhirët e saj që e kishte dhuratë të martesës dhe më ato para e kam bërë vidoklipin tim të parë.”, është shprehur këngëtari.