Lajme

Basha gazetarëve të RTK-së: Deshtët të shpalleni heronj në Nacionale, Albanian Post dhe Metro

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:35 / 29 July 2024

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha në postimin e tij të fundit merret me gazetarët e distancuar nga lajmi i Radiotelevizionit të Kosovës, duke i akuzuar se deshën të shpallën heronj.

Ai këtë e ka lidhur me “lirinë e shprehjes” ku sipas tij, “liria e tyre tregoi se çfarë gazetarë janë”.

“Mirëpo liria e ‘distancerave’ na dha të kuptojmë edhe se çfarë gazetarë janë!! Për shembull, për me u ndje keq për nivelin e “distancerave,” ka qenë momenti kur iu bashkuan Nacionales, Albanian Post e Metros për me ia qajtë hallin RTK-së!”.

Basha pretendon se të distancuarit nga lajmi i rremë i RTK-së, ku pati shkelje të rënda profesionale, e bënë një gjë të tillë për të dalë në ballinat e Nacionales, Albanian Post e Metros.

“Berat Buzhala me Baton Haxhiun & Co iu bën thirrje distancerave që t’dalin kundër RTK-së sepse nuk iu pëlqeu një përkthim, dhe gazetarët e lirë të RTK-së dolën në sulm kundër shtëpisë së tyre, për tu shpall ‘heronjë’ në ballinat e Nacionales, Albanian Post dhe Metros!” – ka thënë ai.

Postimi i plotë:

𝐃𝐢𝐬𝐭𝐚𝐧𝐜𝐞𝐫𝐚𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐥𝐢𝐫𝐢𝐚 𝐪ë 𝐬𝐡𝐩ë𝐫𝐟𝐚𝐪!

Unë jam krenar që u dashtë me ardh Levizja me emëru një bord që gazetarët e RTK-së me pas mundësi me u shpreh lirshëm dhe me u distancu nga përkthimet që s’ju pëlqejnë!

Pra kjo dëshmon miq se ka ç’kapje, dhe është arritje e madhe, sepse kur ka pas kapje s’kanë guxu kurrë me çel gojën, se për veshi i kishin fluturu!

Mirëpo liria e ‘distancerave’ na dha të kuptojmë edhe se çfarë gazetarë janë!! Për shembull, për me u ndje keq për nivelin e “distancerave,” ka qenë momenti kur iu bashkuan Nacionales, Albanian Post e Metros për me ia qajtë hallin RTK-së!

Berat Buzhala me Baton Haxhiun & Co iu bën thirrje distancerave që t’dalin kundër RTK-së sepse nuk iu pëlqeu një përkthim, dhe gazetarët e lirë të RTK-së dolën në sulm kundër shtëpisë së tyre, për tu shpall ‘heronjë’ në ballinat e Nacionales, Albanian Post dhe Metros!

Kjo na dëshmon se liria e shprehjes është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse të shpërfaq! Nuk kishim pas mundësi m’i njoftë ndryshe, përveq se m’i lënë t’lirë t’shprehen që me na kallzu vet ku dhe me kënd qëndrojnë