Lajme

Basha i VV-së: Ua kemi ndalë “tagjinë” Radojçiqit e Veselenoviqit – siç ua kemi ndalë hajnave në Kosovë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:46 / 24 April 2023

Deputeti i partisë në pushtet, Dimal Basha ka komentuar në Prime Time zgjedhjet e mbajtura dje në katër komunat e veriut të Kosovës.

Bojkotimi i zgjedhjeve nga serbët sipas Bashës, është hakërmarrje politike e krerëve të Listës Serbe.

“Sikurse hajnave në Kosovë që j’au kemi nalë tagjinë, edhe atyne ja’u kemi ndalë njejtë. Për këtë po bëhet zhurëm e madhe.”, deklaroi Basha në Prime Time.

Nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojçiq sipas Bashës, sot ikë nëpër kodra në Serbi e nuk ulet me kryeministrin Kurti.

Deputeti Basha tha se fuqia politike dhe financiare e Listës Serbe në veri është duke u zhdukur.

“Strukturat ilegale sot janë në ikje. Radojciqi sot nuk ulet sot me Albin Kurtin por ikë kodrave sot nëpër Serbi te Vuçiqi, se s’ka vend në Kosovë, ku te nxajna e arrestojmë. Sikurse hajnave në Kosovë që j’au kemi nalë tagjinë, edhe atyne ja’u kemi ndalë njejtë. Për këtë po bëhet zhurëm e madhe.”, deklaroi Basha.