Lajme

Basha: Konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjithë deputetëve, jo vetëm e LVV-së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:53 / 22 June 2025

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha pas dështimit të seancës konstituive tha se deputetët e partive tjera nuk dinë të tregojnë pse po shkojnë në Kuvend dhe nuk po votojnë.

Ai tha se është papërgjegjësi totale e secilit deputet që shkon në Kuvend dhe kthehet në shtëpi pa votuar.

“Po thonë është përgjegjësi e Lëvizjes Vetëvendosje. Jemi përgjegjës të gjithë për konstituimin e Kuvendit. Të gjithë deputetët e LVV-së po votojnë për, kjo është puna jonë. Duhet me votu edhe deputetët e opozitës për me konstitu Kuvendin… e pastaj te qeveria aty matet kush e bën qeverinë, aty duhen kompromise…”, tha ai.

Sipas tij, duhet me pas një arsye kur deputeti çohet dhe shkon në punë dhe nuk e bën punën e vet.

…Kjo është jo përgjegjësi totale e secilit deputet që vjen këtu dhe shkon shtëpi pa votu”, tha ai.

Tutje, deputeti i LVV-së tha se uron dhe shpreson që Gjykata Kushtetuese të del sa ma shpejt me vendim për shkak se sipas tij, tashmë është e qartë se veprimi i fshehtë është një nga alternativat.