Në këtë aspekt, Basha ka akuzuar përfaqësuesin e lartë të BE-së, Joseph Borrell, për deklaratën e tij pas takimit, duke thënë se nuk e tha të vërtetën.
Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, i ka dalë në mbrojtje liderit të tij, Albin Kurti pas takimit të djeshëm me Vuçiqin në Bruksel.
Një gjë jam i sigurt, që sikur ta refuzonte Kryeministri planin evropian mbrëmë, Borelli shumë shpejtë kish thirrë konferencë për shtyp për me fajësu Kryeministrin.Mirëpo kur Vuçiqi e refuzon, edhe pse Borell tha se është dakord, ai prapë ne konferencë tregonte se si të dy palët kanë qenë konstruktive, kur nuk ishte e vërtetë!”, ka shkruar ai.
Tutje, deputeti Basha ka thënë se nuk çuditet nëse Vuçiqi e dërgon për marrëveshje Bërnabiqin duke e krahasuar me veprimet e ish-presidentit Thaci që e kishte dërguar Isa Mustafën në atë kohë.
Megjithatë, kjo është beteja, dhe nuk habitem që Vuçiqi nesër e çon Bernabiqin me nënshkru, që nesër me thanë “nuk e kam nënshkru unë,” njejtë qysh thojke Hashimi për Isën, “nuk e kam nënshkru unë Asociacionin”, shkroi Basha