Lajme

Basha kryeparlamentar, Haradinaj: Vet subjekti politik që e nominoi s’e mori seriozisht

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:08 / 2 September 2025

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj sot ka folur në lidhje me zgjedhjen e Dimal Bashës, kryeparlamentar.

Ai tha se edhe vet subjekti politik që e nominoi Bashën, sipas tij nuk e ka marrë seriozisht, përcjell Klankosova.tv.

“Unë mendoj që edhe vet subjekti politik që e nominoi z.Bashën nuk e ka marrë seriozisht dhe më shumë më shqetëson fakti se si është e mundur që t’u jepet një përfaqësues 400 mijë votuesve si z.Basha, në këtë rast për kryetar Kuvendi, ku brenda listës së deputetëve të VV-së ka emra me autoritet dhe me kredibilitet”, u shpreh tutje Haradinaj.

Kuvendi mbetet i bllokuar.