Lajme

Basha pas dështimit në KiE: Evropës duhet t’i vie turp që e la Kosovën jashtë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:44 / 17 May 2024

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka reaguar pasi Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës për seancën e 17 majit nuk e ka futur në rend dite anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Ai ka bërë kritika të forta karshi Evropës.

Ai tha se Evropës duhet t’u vie turp që e kanë lënë Kosovën jashtë Këshillit të Evropës.

Evropës duhet t’i vijë turp që e le Kosovën jashtë Këshillit të Evropës, pas plotësimit të të gjitha kritereve! Si mund të na predikoj BE-ja drejtësi dhe drejta të njeriut, kur diskriminojnë e privojnë një vend nga qasja në drejtësi, respektivisht në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut të BE-së!!, shkroi Basha.

Postimi pa ndërhyrje:

Njollë e zezë për Evropën!

Evropës duhet t’i vijë turp që e le Kosovën jashtë Këshillit të Evropës, pas plotësimit të të gjitha kritereve!

Si mund të na predikoj BE-ja drejtësi dhe drejta të njeriut, kur diskriminojnë e privojnë një vend nga qasja në drejtësi, respektivisht në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut të BE-së!!

Hipokritë!