Lajme

Basha: Rrahman Jasharaj është bërë “Grenell” i opozitës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:32 / 21 September 2022

Deputeti i VV-së, i cili sot u përplas verbalisht me kryetarin e Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj, ka thënë se kryesindikalisti Jasharaj është bërë “Grenell” i opozitës.

Ai ka thënë se imazhi i Jasharajt po përdoret nga opozita, sikurse Grenelli para më shumë se dy vjetëve.

“Rrahman Jasharaj është bërë një lloj Grenelli i opozitës, sepse opozita nuk po mundet të gjejë hajni, korrupsion e keqqeverisje në Qeveri, atëherë e patën gjetur Grenellin, që doli lobist i Vuçiqit, e tash e kanë gjetur Jasharajn”, ka thënë ai.

Ai ka akuzuar sindikatat në Kosovë që operojnë me pazare.