11:29 / 28 September 2022
Deputeti i LVV-së, Dimal Bashku ka deklaruar se SBAShK-u po e këqyr veç ‘cash-in’.
Sipas itj, Qeveria Kurti po investon në fëmijë, por e njëjta sindikatë nuk po i këqyr investimet.
“Albin Kurti është kryeministër i Kosovës, s’është i mësuesve apo veç i mësuesve. Duhet me i këqyr krejt. Pjesa më e madhe e mësuesve në Kosovë punon nga katër orë në ditë normën. Pesë euro ora. Një mësues paguhet më shumë se një mjekë për tetë orë. S’kena më shumë. Mësuesa kena tepricë, kurse mjekët po na ikin”, tha ai në T7.