Lajme

Baton Haxhiu i kundërpërgjigjet Sali Berishës: Kur bëja sondazhe për ty doktor, më besoje

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:59 / 11 May 2025

Sali Berisha e ka quajtur Baton Haxhiun, ‘gënjeshtar të gatshëm’ të Edi Ramës, shkaku i exit pollit të publikuar nga Albanian Post, që e nxjerr Edi Ramën me fitore bindëse.

Baton Haxhiu, menjëherë ka komentuar këtë deklaratë të Berishës, duke thënë se ‘doktori duhet të presë sepse do të dalin rezultatet e tij’.

“Kur kam bë sondazhe për doktorin, besonte. Tash le të pret. 24 orë, le të pret doktori. Sondazhi im do dalë, nuk kam dilemë për këtë”, tha Haxhiu në Opinion.