Lajme

Baton Haxhiu kritikon paraqitjen e Albin Kurtit: Nuk pati shkëlqim, shpresë as idealizëm

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:16 / 13 December 2025

Analisti thotë se diskursi i liderit të Vetëvendosjes ishte i dobët dhe me “fjalor mashtrues e gënjeshtar”.

Analisti Baton Haxhiu ka kritikuar ashpër paraqitjen e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë intervistës së tij të fundit në një televizion vendor. Sipas Haxhiut, Kurti nuk ka më “shkëlqimin, frymëzimin dhe idealizmin” që kishte në vitet e mëparshme.

Ai tha se Kurti dikur projektonte shpresë dhe energji politike, çka sipas tij kishte ndikuar edhe në rritjen e tij elektorale në vitin 2019. “Mbrëmë, as s’ke pas shkëlqim, as shpresë, as idealizim dhe as nuk ke pasur arsyetim të pesëvjeçarit qeverisës,” u shpreh Haxhiu në emisionin Pressing.

Duke komentuar deklarimet e Kurtit për marrëveshjet ndërkombëtare, Haxhiu tha se Kurti po bie ndesh me qëndrimet e dikurshme. Ai përmendi se Kurti e kishte kritikuar marrëveshjen e vitit 2013, ndërsa tani po e quan marrëveshjen e Ohrit si të vetën, të cilën Haxhiu e vlerëson si “më të pafavorshme”.

Analisti po ashtu e kritikoi mënyrën se si Kurti foli për ekonominë dhe shifrat, duke thënë se një kryeministër duhet të jetë “serioz” në prezantimin e të dhënave. Sipas tij, diskursi i Kurtit po reduktohet në akuza ndaj kundërshtarëve politikë, duke i cilësuar ata si “njerëz të Serbisë, të Rusisë ose tradhtarë”.

Haxhiu përmbylli se shqetësimi më i madh i tij ishte mungesa e argumenteve për qeverisjen pesëvjeçare dhe përdorimi i “fjalorit mashtrues e gënjeshtar”, që sipas tij e bën Kurtin më pak frymëzues për votuesit.