Lajme

Baton Haxhiu: Në Mitrovicë, Prizren dhe Vushtrri LDK-ja doli shumë keq

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:06 / 9 February 2025

Gazetari Baton Haxhiu ka dhënë detaje të reja në lidhje me Exit Poll-in e realizuar.

Haxhiu ka thënë se votat e Listës Guxo nuk janë rikthyer në LDK.

Në shumë komuna, Lidhja Demokratike sipas Haxhiut ka dalur shumë keq.

“Në Vushtrri Lidhja Demokratike e ka kuotën më të ulët të votave. Pa marrë parasysh që ata nuk kanë votu për Vetëvendosjen, kanë abstenu për me votu për LDK-në. Në Mitrovicë LDK është shumë keq. Komunat që e kanë dëmtu më së shumti LDK-në, janë Vushtrria, Mitrovica dhe Prizreni, ku LDK-ja ka dashur shumë keq”, ka treguar Haxhiu në Pressing të T7.