Lajme

Batusha: Do t’i mposhtim keqas opozitën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:40 / 15 October 2024
Kurse, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha këto deklarata të Tahirit i cilësoi si absurde.

Ai në një prononcim u shpreh se opozita është në siklet të madh, pasi e di që LVV do fitojë sërish në zgjedhjet e ardhshme

“Është absurde që një subjekt opozitar para zgjedhjeve të japë deklarata të tilla. Këtë e bëjnë nga sikleti i madh që e kanë si nga qeverisja e deritanishme dhe fitorja në ardhje e LVV-së”.

Gjithashtu, deputeti i LVV-së paralajmëroi opozitën që të përgatiten për humbje, pasi do i mposhtin ‘keqas’ në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Se sa do të fitojmë e konfirmojnë vetë opozita me deklarata, madje Haradinaj deklaroi që edhe me Listën Serbe bën koalicion vetëm për të mos lejuar VV-në të qeverisë. Pra, ne do t’i mposhtim keqas opozitën sepse kanë humbur rrugën, kanë humbur taxhinë dhe kanë humbur vizionin”, përfundoi Agon Batusha.