Lajme

Batusha: Zgjedhjet do të tregojnë që qeveria e ardhshme nuk do të varet nga kushtëzimet apo teket e opozitës!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:10 / 18 October 2024

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur në lidhje me mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

Çitaku ka potencuar se hendeku mes këtyre dy partive është shumë i thellë.

Ajo ka thënë se do të preferonin koalicion me partitë opozitare.

Pas deklaratës së dhënë nga Çitaku ka folur për “Gazeta Blic” deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha.

Batusha tha se zgjedhjet do të tregojnë se qeveria e ardhshme nuk do të varet nga kushtëzimet apo teket e opozitës.

“Zgjedhjet do te tregojnë që qeveria e ardhshme nuk do të varet nga kushtëzimet apo teket e opozitës se sotme” tha Batusha.

Çitaku ka folur edhe në lidhje me takimin e zhvilluar disa muaj më parë ndërmjet kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, dhe kryeminsitrit Kurti.

Ajo tha se nga ky takim nuk ka asnjë lloj dakoordimi dhe marrëveshje të fshehtë.

“Hendeku mes VV-së dhe PDK-së është shumë i thellë edhe unë s’kam nevojë me elaburu, ka një hendek të madhe mes VV-së dhe PDK-së. Që nga korriku i vitit të kaluar në mënyrë të vazhdueshme kemi kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Para se Krasniqi të takohej me Kurtin, ka pasur takime me Abdixhikun me Haradinajn, ku ne kemi kërkuar mbështetjen e tyre për këtë proces. Më pas ka ardhur takimi i Kurtit me Krasniqin.Nuk asnjë lloj konspiracioni, asnjë lloj marrëveshje të fshehtë, asnjë lloj dakordimi për asnjë gjë tjetër. Edhe në një end normal nuk duhet me u pa me aq shumë dyshimi takimi mes Kurtit dhe kryetarit Krasniqi…Ne do të preferonim një koalicion me opozitën aktuale. Dhe nuk e kemi pushtetin me çdo kusht”, ka deklaruar Çitaku.