Lajme

BE i reagoi Qeverisë, Basha: Pritne tash opozitën, ‘hapne Postën e Serbisë, mos na prishni me ndërkombëtarë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:10 / 6 August 2024

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha ka komentuar reagimin e Bashkimit Evropian ndaj Qeverisë pasi nëntë objekte të Postës së Serbisë janë mbyllur sot në veri të vendit. Këtë hap të autoriteteve të Kosovës, Bashkimi Evropian e konsideron të njëanshëm dhe të pakoordinuar.

Basha në reagimin e tij nuk e ka lënë pa e provokuar opozitën.

“BE paska reagu që u mbyll Posta e Serbisë!  Pritne tash opozitën, ‘hapne Postën e Serbisë, mos na prishni me ndërkombëtarë”, ka shkruar Basha.