Lajme

BE-ja e kënaqur me kompromisin e Kurtit rreth ligjit për të huajt

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:43 / 14 March 2026

Bashkimi Evropian ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për të lëshuar pe në lidhje me zbatimin e ligjit për të huajt.

Shefa e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, ka vlerësuar se ky kompromis shënon një hap të rëndësishëm përpara për të mirën e të gjithë njerëzve.

“Marrëveshja e sotme për regjistrimin civil dhe Ligjin për të Huajt shënon një hap të rëndësishëm përpara për të mirën e të gjithë njerëzve në Kosovë. Është thelbësore të sigurohet vazhdimësia në ofrimin e shërbimeve publike. Faleminderit të gjithëve që u angazhuan në mënyrë konstruktive për ta bërë këtë të mundur”, ka thënë Kallas.

“Duke ecur përpara, zbatimi i marrëveshjeve të kaluara mbetet jetik. Ky progres krijon një momentum të ri për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe unë jam gati të organizoj një takim të nivelit të lartë së shpejti” – ka shtuar Kallas.