Chollet gjithashtu ritheksoi qëndrimin se Kosova duhet të formojë asociacionin e komunave me shumicë serbe në bazë të Kushtetutës së Kosovës, duke hedhur poshtë pretendimet serbe për krijimin e Serbisë së vogël brenda Kosovës. Zyrtari amerikan ka vendosur në presion Serbinë me Kosovën si urë lidhëses e marrëdhënieve Serbi-SHBA.
Nuk mund të ketë raporte të mira mes SHBA-së dhe Serbisë pa normalizuar kjo e fundit raportet me Kosovën.
“Frikësohem se përderisa çështja e Kosovës mbetet e pazgjidhur, në veçanti nëse situata do të sillte në ndonjë krizë, siç po frikësoheshim që po afrohej disa javë më parë, kjo do të pengonte një bashkëpunim më të thellë mes nesh. Nuk duam ta shohim këtë”, theksoi Chollet, çka ia bëri të qartë Vuçiqit për mos ecjen e saj pa normalizim të Kosovës.
Kjo vizitë rrëzoi të gjitha pretendimet e Vuçiqit për asociacionin, i cili duket se do të bëhet, por jo në bazë etnike dhe jo me kompetenca ekzekutive.
Gabimet e BE-së dhe disa liderëve të pandërgjegjshëm të Kosovës kanë krijuar situata të vështira me të cilat duhet të merret SHBA-ja dhe qeveria e re e Kosovës.
Asociacioni është barrë e rëndë, Albini nuk e pranon siç është shkruar nga Hashimi dhe Isa, këtë e di edhe Vuçiqi. SHBA-ja me ndihmën e saj e bën të pamundur krijimin e enklavave serb, këtë e bëri të ditur z.Chollet.