Lajme

BE për Kosovën njerkë, për Serbinë nënë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:49 / 26 July 2023

NGA: FATON MEHMETI

Bashkimi Evropian pret nga Kosova de-eskalimin e situatës në veri, ndonëse vet nuk bën hapa të tillë. Në mënyrë të pa drejtë, para pak kohe Bashkimi Evropian ka marrë disa masa për Kosovën për shkak të mos marrjes së veprime për de-eskalim të situatës në Veri të Kosovës.

BE duhet të mos kishte sanksionuar Kosovën, por Serbinë. Për më tepër, tani duhet të largojë ato sanksione krejtësisht dhe pa vonesë. Në vazhdën e padrejtësive ndaj Kosovës, BE bëri edhe hapin e fundit duke sanksionuar viktimën në këmbim të ledhatimit të xhelatit.

Kjo gjë kurrë s’duhet të kishte ndodhur, jo veç me Kosovën por me askënd tjetër në një rast të tillë. Nisja e tensioneve ka filluar me mbajtjen e zgjedhjeve në veri, me që rast BE po tregohet infantile në këtë aspekt, duke mos gjykuar drejt për rastin në fjalë. Ishte po kjo BE që mbështeti zgjedhjet në veri dhe pranoj rezultatin e tyre, hipokrizia qëndron se po kjo BE dënon Kosovën pse implementon rezultatin e këtyre zgjedhjeve të mbështetura nga vet ajo. Një ditë, BE do të turpërohet me veten. Derisa në anën tjetër vazhdon ledhatimi ndaj Serbisë përkundër dhunës ndaj ushtarëve të KFOR-it.

Imagjino të ishin sulmuar ushtarët nga ana e shqiptarëve, do ishte mbledh Këshilli i OKB-së, me sanksione ndaj Kosovës e me kosto të lartë. Serbia ledhatohet, prandaj BE ka dështuar, s’ka qenë e drejtë për të dy palët. Pavarësisht dështimeve në vazhdimësi, BE s’ka pasur kurajën për të pranuar të vërtetën e dështimeve, gjithnjë duke hedhur fajin më shumë te Kosova e në pak raste tek Serbia. BE për Kosovën ka qenë dhe është njerkë, për Serbinë nënë. Veç ShBA është siguri për Kosovën, rajonin dhe Botën, BE ska tregu sukses, rrjedhimisht edhe besimi është thyer.