Lajme

BE tradhtare, Serbia kriminale dhe opozita e Kosovës hileqare

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:24 / 19 August 2022

Nga Rexhep Torte

Kosova dhe Qeveria e Albin Kurtit kanë plotësisht të drejtë morale njerëzore, kombëtare, atdhetare dhe ndërkombëtare, të kërkojnë me këmbëngulësi që BE në dialogun Kosovë-Serbi në vend të proserbëve Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, të caktojë dy zyrtarë tjerë me kredibilitet dhe të papanshëm.

Kosova dhe Qeveria e Albin Kurtit kanë plotësisht të drejtë morale njerëzore, kombëtare, atdhetare dhe ndërkombëtare, t’i dalin zot Kosovës në të drejtën dhe të vërtetën e saj, karshi arrogancës kryeneçe, provokuese primitive, kërcënuese dhe luftënxitëse të Serbisë agresore gjenocidale e kriminale.

Opozita në Kosovë e din shumë mirë se Veriun e Kosovës e la pas dore PDK-ja me Hashim Thaçin e Kadri Veselin, të mbështetur tashmë 21 vite nga tërë opozita e sotme në Kosovë.