10:29 / 21 July 2022
Këngëtarja Beatrix Ramosaj është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Ajo këto ditë duket se është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në jug të Shqipërisë.
Ramosaj u kujdes që të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi atraktive nga pushimet, ku shihet duke shijuar relaksin gjatë këtyre ditëve të nxehta.
Ajo ka pozuar me një palë bikini të kaltra me kornizë të bardhë, teksa ka marrë vëmendjen me linjat e tonifikuara të trupit.
Beatrix ka treguar se është mjaft e përkushtuar ndaj palestrës dhe kjo është arsyeja se pse ajo gëzon një trup me hire kaq të përsosura.