Lajme

Bedri Hamza: Dy dështimet radhazi tregojnë se qeveria ka humbur mbështetjen politike

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:06 / 20 November 2025

Kryetari i ri i PDK-së kërkon caktimin urgjent të zgjedhjeve, duke thënë se vendi ka nevojë për stabilitet dhe qeveri funksionale.

Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas dështimit të njëpasnjëshëm të dy mandatarëve për formimin e Qeverisë, duke theksuar se kjo tregon qartë humbjen e mbështetjes politike të ekzekutivit aktual.

Sipas Hamzës, shumica që doli nga zgjedhjet e fundit është treguar e paaftë të krijojë institucionet e reja, duke shkaktuar “pasiguri institucionale, politike dhe shtetërore”.

Ai deklaroi se vendi tashmë ka vetëm një rrugë të përgjegjshme përpara: shkuarjen në zgjedhje të reja.

Presidentja e vendit duhet ta caktojë sa më shpejt datën e tyre, sepse mjaft kohë kemi humbur,” u shpreh Hamza.

Kryetari i PDK-së shtoi se qytetarët duhet ta rikthejnë stabilitetin institucional përmes votës së tyre, në mënyrë që të krijohet një qeveri funksionale, reformuese dhe e përgjegjshme.

Koha e fjalëve të mëdha ka përfunduar. Ka ardhur koha për një qeveri që punon,” përmbylli ai.