Lajme

Bedri Hamza kërkon rinumërim të plotë të votave në nivel ven

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:50 / 19 January 2026

Kreu i PDK-së shqetësohet për mospërputhjet e mëdha të zbuluara gjatë rinumërimit të pjesshëm të votave dhe thotë se institucionet duhet të veprojnë menjëherë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka kërkuar sot një rinumërim të plotë të votave në të gjithë vendin, pas mospërputhjeve të mëdha të zbuluara gjatë rinumërimit të pjesshëm në disa vendvotime.

Në një postim në rrjetet sociale, Hamza ka theksuar se situata është “tepër shqetësuese” dhe ka nënvizuar se rinumërimi i plotë është i domosdoshëm për të siguruar drejtësinë dhe besimin qytetar në procesin zgjedhor.

“Institucionet përgjegjëse e kanë obligim kushtetues të veprojnë menjëherë për ta mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor. Çdo vonesë apo hezitim është cenim i drejtpërdrejtë i besimit qytetar,” ka shkruar Hamza.