Lajme

Bedri Hamza: Prioritet i prioriteteve është sektori i Energjisë – për çka diskutova edhe në SHBA gjatë vizitës së fundit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:14 / 10 December 2025

Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar një sekuencë nga intervista e fundit e kryetarit të këtij subjekti, Bedri Hamza në ATV.

Hamza në video tregon se sektori i energjisë është top prioriteti i PDK-së, transmeton lajmi.net.

“Prioritet i prioriteteve është sektori i Energjisë – për çka diskutova edhe në SHBA gjatë vizitës së fundit”, tha Hamza ndër të tjera.

Ai premtoi se do të lehtësoj barrën e bizneseve, sa i përket daljes në treg të lirë të energjisë.