8:01 / 1 May 2024
I nominuari për kryeministër të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka shkruar të mërkurën në Facebook për 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.
Ai ka kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit, duke thënë se “po bëhen gati 4 vjet që punëtorët në Kosovë janë lënë në harresë të plotë dhe askush nuk po merret me hallet e tyre”.
Dita e Punëtorëve, 1 Maji, ndër tjerash, duhet të na shërbejë edhe si ditë reflektimi për pozitën e punëtorëve në Kosovë. Institucionet duhet ta dëgjojnë zërin e sindikalistëve, t’i mbështesin kërkesat e tyre dhe pandalshëm të punojnë për kushte më të mira dhe krijim të vendeve të reja të punës. Po bëhen gati 4 vjet që punëtorët në Kosovë janë lënë në harresë të plotë dhe askush nuk po merret me hallet e tyre”.
Bedri Hamza po ashtu ka premtuar rritje të pagave, duke thënë se si në të kaluarën do të i rrisin pagat sërish.