Lajme

Bedri Hamza: Situata në Veri është shqetësuese

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:01 / 8 December 2022

Pak çaste më parë është raportuar se në Mitrovicën e Veriut ka pasur një shpërthimi të ri në Lagjen e Boshnjakëve.

Menjëherë pas këtyre ngjarjeve ka folur edhe kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza.

Kryetari i Hamza ka thënë se situata në Veri është shqetësuese.

“Situata është shqetësuese. Normalisht që cenohet siguria e stabiliteti edhe i qytetarëve të asaj pjese. Ne jemi për ta bërë maksimumin në dobi të tyre dhe stabilitetit e ruajtjes së rendit dhe qetësisë.”, tha Hamza.

Hamza mes tjerash tha se sot në zyre priti zyrtarë të lartë nga KFOR-i.

“Sot në zyren time pata takim të nivelit të lartë me KFOR-in.”, tha Hamza.

“Jam në koordinim edhe me KFOR-in edhe me institucionet tjera, por situata është serioze dhe e tensionuar”, tha ai.