Lajme

Bedri Hamza: Unë do t’i mbështes bizneset dhe jo të flasë me përbuzje për to

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:59 / 14 January 2025

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se prioriteti i tij kryesor qeverisës është zhvillimi ekonomik, të cilin synon ta arrijë përmes lehtësirave për bizneset.

”Për dallim nga të tjerët, unë nuk flas me përbuzje për bizneset”, u shpreh Hamza, transmeton klankosova.tv.

Ai theksoi rëndësinë e respektit ndaj tyre.

”Bizneset janë taksapagues, punësojnë njerëz. Kudo në botë për taksapaguesit flitet me respekt”, shtoi Hamza i ftuar në Dukagjini.

Hamza premtoi se nën udhëheqjen e tij, klima e të bërit biznes në Kosovë do të përmirësohet ndjeshëm.